Ndotja e hapësirave publike, Veliaj: S’ka më justifikime, me rëndësi zbatimi i ligjit

454
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos ndosin hapësirat publike, në mënyrë që të mos penalizohen nga paketa e 7 masave ndëshkuese që u publikua dy ditë më parë. Duke folur gjatë prezantimit të administratorëve të njësisë nr.3, dhe njësisë nr.4, Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të zbatuar masat ndëshkuese për ata që ndotin, dëmtojnë apo zaptojnë hapësirat publike të kryeqytetit.
Sigal

“Barra financiare për të jetuar në Tiranë është zero. Mjafton të mos presësh pemë, të mos hedhësh plehrat në rrugë, të mos vandalizosh, të mos vjedhësh pusetat, të mos përdorësh makineritë e tonazhit të rëndë me baltë nëpër rrugët e Tiranës, të mos ndërtosh pa leje dhe mos t’ua ngarkosh këtë faturë qytetarëve të tjerë”, deklaroi Veliaj.

Për të siguruar që administrata është prezente në komunitet në nivel kapilar dhe jo vetëm në qendër të qytetit, ai u ka kërkuar administratoreve të njësive që të raportojnë të gjitha rastet e ndotjes dhe shkeljes së këtyre masave.

“Sot qytetarët kanë një mijë kazanë ngjyrë portokalli, të cilët nuk bën dot sikur nuk i sheh. Gjithashtu, në pesë pika qendrore të Tiranës kemi vendosur tualete publike, për këdo që ka nevoja personale. Tani që kemi zhdukur çdo alibi është shumë e rëndësishme që të zbatohet ligji”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, lista e 7 masave të bëra publike janë të bazuara në ligje dhe vendime të mëparshme, por s’janë zbatuar asnjëherë.

Ndërsa e cilësoi aksionin për lirimin e hapësirave publike në njësinë nr. 5 si të suksesshëm, Veliaj sqaroi se sqaroi se aksioni do te shtrihet me një tjetër njësi administrative. Gjatë kësaj jave në njësinë nr.5, Policia Bashkiake ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike si dhe 43 gjoba të tjera për dëmtim dhe vandalizim të këtyre publike.

Gjithashtu, edhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme.