Sigal

Me anë të një mesazhi në Facebook, Hashim Thaçi akuzoi sot ish-kryeministrin Berisha, se gjatë kohës së luftës së Kosovës ka ndihmuar ish-liderin e Jugosllavisë , Sllobodan Millosheviç, duke i shitur karburant për altileritë.

Pas këtij qëndrimi, është Nard Ndoka i cili i është vënë në mbrojtje të Berishës. Për të, Berisha mbetet politikani më i dashur dhe më popullor në Kosovë.

Ai thotë më tej se ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, pasi po bëjnë pis Kosovën dhe Shqipërinë.