Ndoka: Basha ka humbur një betejë, por ka energjinë për të vijuar

501
Kreu i PDK, Nard Ndoka ka sigluara mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Gjatë një prononcimi për median ai është shprehur i kënaqur për rezultatin që e djathta mori në këtë qark. Ai e konsideroi një rezultat të papritur, pavarësishjt se ka pasur edhe probleme, për të cilat tha se ka qenë shumë afër tyre dhe që do të analizohen në ditët në vazhdim. Ai dha edhe një mendim lidhur me drejtimin e opozitës nga Lulzim Basha dhe humbjen që pësoi. I pyetur sesi e gjykon humbjen e PD në shkallë vendi dhe a ka një qëndrim për Basha, Ndoka shprehet se kryedemokrati ka marrë vendimet e duhura për demokratët e për vendin. “Ky është problem i Bashës dhe i PD unë si aleat me aq sa e kam ndjekur procesin dhe vendimëmarrjen e tij gjatë kësaj periudhe gjykoj që ai ka marrë vendimet më të mira për vendin e opozitën. Ai vërtet ka humbur një betejë, por PD dhe demokratët kanë forcën energjinë për të vijuar më tej”, deklaroi Ndoka.
Sigal