Ndocaj thumbon Veliajn: S’kemi jetuar vetëm në Tiranë për t’na manipuluar

477
Eduart Ndocaj nuk ka të ndalur me kritikat. Në shenjestër këtë herë ka vendosur Erion Veliaj, referuar parkut të Liqenit. Ai thumbon kryebashkiakun, duke i bërë me dije se jo të gjthë shqiptarët kanë jetuar në Tiranë, kjo për tu manipuluar nga retorika e tij. 
“Një mesazh për Veliaj dhe Parkun e Liqenit!
Ky park është në zemrën e Berlinit. Nuk ka askund beton, asnjë pemë të prerë. Madje dhe rrugët janë të pa shtruara për të treguar origjinalitetin e natyrës.
Po ashtu dy kënde lojrash janë të ndërtuara vetëm me drurë të prerë dhe të ngulur në dhe. Jo të gjithë shqiptarët kanë jetuar vetëm në Tiranë, për t’i manipuluar”, përfundon reagimin në Facebook.
Sigal