Ndocaj kalon tek PDK, Nard Ndoka: Po na bien deputetët nga qielli

83
Pas vendimit të KQZ për Eduart Ndocajn i pari që ka reaguar ka qenë Nard Ndoka, pasi deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë edhe pse do të futet nga lista e PS do të përfaqësojë demokristianët.
Statusi i plotë i Nard Ndokës
“Te enjten betimi ne Kuvendin e Shqiperise i deputetit Eduart Ndocaj, aktualisht N/Kryetar i Partise Demokristiane te Shqiperise.  Zyrtarisht PDK me dy deputet ne Kuvend. Kodi Zgjedhor dhe komisioneret e PD-PS, penguan perfaqesimin me voten reale ne Kuvend te alternatives Demokristiane, por si edhe ne raste te ngjashme, Demokristianeve u “zbresin Deputetet nga qielli”! Urime Eduartit, qe zgjodhi alternativen Demokristiane per ta perfaqesuar ne Kuvend! Zerin e atyre qe e votuan dhe atyre qe nuk jua numeruan, si dhe te mijra emigranteve qe i penguan me ligj qe te votojne”