Ndërtimet, pezullohen lejet nga vendorët,Rama: Barbari urbane

447
Sigal

TIRANE – “Do të pezlluohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015” Kjo ka qenë kryefjalë e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ditën e sotme, të asaj që ai e cilësoi si një barbari urbane të kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit e njësive vendore. Kryeministri tha se të gjitha lejet do të jepen me miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, duke bërë kështu që komptenca për dhënien e lejeve të ndërtimeve në njësitë vendore, t’u hiqet autoriteteve vendore, duke e kthyer kështu KKT në një institucion monitorues për lejet që do të jepen. Rama theksoi se kjo vjen si një domosdoshmëri e krimit që i është bërë territorit të vendit nga dhënia e lejeve nga vendorët të asaj që ai e quajti zhvillimi i shkatërrimit. “Në këtë mbledhje do të marrim disa vendime të rëndësishme. Mjafton t’ju sjell një pamje të vijës sonë bregdetare, se ccfarë u ka ndodhur hapësirave deri dje të gjelbërta, apo të kultivuara me ullinj qindra vjeçare, në vend të cilave janë ndërtuar godina buzë detit, për të kuptuar që është koha që ky kapitull të mbyllet me forcë. Përpjekjet tona do të jenë të mëdha, përmes instrumentave, i rikthyer me intesistet goditjes së ndërtimeve të paligjshme. Por problem mbetet paligjshmëria e firmave që në shumë njësi vendore të vendit, autorizojnë leje zhvillimi për shkatërrim. Dhe praktikisht në këtë vendim, ne marrim përsipër si Këshill Kombëtar i Territorit, që në radhë të parë të fillojmë procedurat për rishikimin e planifikimit të territorit, me qëllim harominizimin e tyre në fuknsion të ndarjes së re territoriale, në finksion të krijimit të një kulture dhe përmbajtje ligjore, në fuknsionimin e autoriteteve për të autorizuar leje ndërtimi. Kemi raste flagrante, vjedhjesh, të qindra lejeve që kanë sjellë plagë të panumërta. Për të kuptuar që pjesa më e madhe e lëshimit ka ardhur në periudhën e para dhe paszgjedhore. Do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015. Sigurisht që ne nuk jemi këtu për të marrë vendim të njëanshëm për rrënim të mëtejshëm.” theksoi Rama. Rama tha se ky vendim merret për t’i hapur udhë një zhvillimi  të ri urban dhe jo më për të uzurpuar edhe atë që ka mbetur nga territori i vendit. Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar ça ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë dhe vendeve të punës. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT.” tha ai

“Leje do jepen vetëm për bujqësinë, blegtorinë, turizmin dhe vendet e punës, jo për ndërtimet”
Megjithatë, kryeministri theksoi se ky vendim do të ketë edhe përjashtime. Ai nënvizoi se vendorët do të kenë të drejtën të japin leje vetëm në ato raste që kanë të bëjnë me bujqësinë, turizmin, blegtorinë, dhe vendeve të punës, dhe jo për ndërtimert, por që siç tha ai me miratimin e KKT.  “Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar ça ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë, turizmin, industrinë dhe vendeve të punës, por jo për ndërtimet. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT.” u shpreh Rama

Kompleksi 17 katësh tek Liqeni Artificial, Rama: Do të rishikohen gjitha lejet, dhe do kallëzohen shkelësit
Ndonëse nuk ka cituar rastin e ndërtimit të kompleksit 17 katësh tek Liqeni Artificial në Tiranë, dhe lejen e dhënë nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha, kreu i qeverisë la të kuptohej se do të rishikohen të gjitha lejet e dhëna, si dhe do të ketë ndjekje penale për këdo që ka kryer shkelje. Po ashtu Rama nënvizoi se të gjitha lejet që do të jepen pas këtij vendimi do të quhen të pavlefshme dhe do të shërbejnë si subjekt për ndjekje penale. “Pezullimi nuk zbatohet për leje të dhëna, për punime përpara këtij vendimi, por Agjensia Kombëtare e Territorit do të verifikojë të gjitha lejet e dhëna, për çdo rast ku nuk është respektuar ligji, dhe do ketë proçedim penal për këdo që ka bërë shkelje. Çdo leje zhvillimi dhe plani i miratuar pas datës së këtij vendimi do të konsiderohet nul, dhe subjekt për ndjekje penale. Për të ndaluar historia ku katin e parë do ta bëjmë fason dhe kemi 17 kate apartamente, dhe pastaj gjatë realizimit të projektit, fasonët kthehen në dyqane dhe parkimi në nëndyqan, miratimin në parim do ta japë Këshilli Kombëtar i Territorit. Mjafton të shohim kodrat e Liqenit apo gjithë brezin e poshtëm të malit të Dajtit. Duke e mbyllur dua të ritheksoj se ne jemi të vendosur për t’i hapur rrugë një modeli të ri ekonomik dhe social, dhe do të veprojmë me të njëjtën strategji që janë transformuar vende të mbetura në mëshirë të fatit, që sot janë modele, si Barcelona.” tha kryeministri Rama

“Ja 5 projektet konkrete që do mbyllen brenda këtij mandati 4 vjeçar”
Rama prezantoi edhe 5 projektet konkrete që qeveria shqiptare dhe Këshilli Kombëtar i Territorit ka planfikuar të ndërmarrë, duke premtuar se ato do të përfundojnë brenda këtij mandati 4 vjeçar, për të parë siç tha ai një Shqipëri ndryshe siç e duam. “Së pari, hapësira Tiranë-Durrës si urë e metropolit të ri të Shqipërisë. Së dyti kurora e Tiranës si frymëmarrje shqiptare.  Së treti vija bregdetare të Orikumit deri në Palasë. Së katërti e gjithë Himara si një model i ri planifikimi urban.  Dhe së pesti Sarandë-Ksamil si model i zhvillimit urban. Duke u nisur nga projekti i suksesshëm i vijës bregdetare të Vlorës, dua tju siguroj se në fund të këtij 4 vjeçari shqiptarët do të shohin Shqipërinë që duam, ndryshe nga ajo e braktisura vite të tëra në vijën tonë bregdetare.” nënzioi kryeministri Edi Rama