Ndërpritet vetingu për Besnik Imerajn

585
Ndërpritet vetingu për njërin nga anëtarët e larguar të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare më datë 6 shkurt 2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Sigal