Ndërprerja e seancës/ Basha: Rama u tremb, do nxirrnim fakte për lidhjet e tij personale me krimin e organizuar

667
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi jashtë parlamentit se opozita do të publikonte në parlament fakte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, ndaj sipas tij Gramoz Ruçi përjashtoi Flamur Nokën dhe ndërpreu seancën.
“Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë. Edi Rama e di këtë sepse ne ekemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media dhe gazetar të ndershëm të thotë të vërtetën siç është”, deklaroi Basha.
Sigal