Ndërprerja e mandatit të Llallës, Halimi i kujton mazhorancës, marrëveshjen e 18 majit

526
Prokurori Llalla është emëruar në 7 dhjetor 2012 në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Mandati konsiderohet i përfunduar me plotësimin e afatit kohor. Në këto kushte mandati pesëvjeçar përfundon sot. Ndërkohë Kushtetuta aktuale ka parashikuar një rregullim të ri, ku prokurori i ri zgjidhet nga KLP mes tre kandidatëve të propozuar nga KLP. Në dispozitat e sotme nuk kanë parashikuar zgjatjen e afatit të detyrës së kryeprokurorit. Prokurori i Përgjithshëm, Halimi i kujton mazhorancës marrëveshjen e 18 majit. Deputeti Eduard Halimi deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se prokurori i Përgjithshëm duhet të zgjidhet me 84 vota dhe kjo është vendosur në marrëveshjen e mesnatës së 18 majit. Çdo veprim, tha Halimi kundër kësaj marrëveshjeje, minon procesin. Deputeti Eduard Halimi i kujtoi kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, se mazhoranca është në një situatë të vështirë pasi nuk di t’i jap përgjigje Komisionit të Monitorimit për të zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm me 84 vota.
Sigal