Ndërmjetësimi I Ramës në Maqedoni

469
Sigal

Katër krerët e partive shqiptare që morën deputetë
në zgjedhje janë thirrur në negociata nga Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama.
Të gjtha partitë kanë pranuar ftesën dhe kanë mbërritur në Tiranë.

Edi Rama lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për
partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë në dorë formimin e qeverisë së re
në Shkup, pas zgjedhjeve të kësaj të diele. Nga pritja me diplomatët e
akredituar në Tiranë, ai kërkoi që ata të flasin me një zë për të rivendosur
çështjen shqiptare brenda kornizave të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të luftojnë
për barazi të plotë të dy popujve brenda shtetit të Maqedonisë.
 

“Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor,
i përgëzoj të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë
të veçantë. Uroj që të gjejnë forcën që të çojnë përpara një axhendë të
përbashkët, për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve
shqiptarë dhe maqedonas. Për ta rivendosur në krye të axhendave të tyre të
përveçme partiake Marrëveshjen e Ohrit si emërues të përbashkët dhe për të
kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re, cilado qoftë ajo, të futet në
kornizën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Rama.