Ndarja territoriale, përplasje për Himarën. Vangjel Dule e Bollano: Bashki më vete!

428
Sigal

Reagojnë intelektualët dhe komuniteti: Komuna e Lukovës të mos copëtohet. Partia MEGA: Copëtohet minoriteti!

Pas reagimit të shoqatës “Bregdeti” dega e Sarandës, intelektualë dhe qytetarë të ndryshëm nga komuna e Lukovës kanë sjellë kundërshtitë e tyre në faqet e gazetës “Telegraf”, lidhur me projektin e ndarjes së re administrative që pritet të miratohet në kuvend. Ata kërkojnë që komuna e Lukovës mos të copëtohet dhe mundësisht, të mos bashkohet dhe me Himarën, e të mos kalojë në administrim të rrethit të Vlorës. Për këtë kundërshti janë sjellë edhe argumentet si opsioni më i mundshëm, që Lukova të jetë pjesë e Sarandës, siç edhe ka qenë historikisht. Por duket se pas propozimit nga PDIU-ja që këtë komunë e copëton në disa njësi vendore, kanë ardhur edhe reagime të tjera si nga deputeti i Himarës dhe Lukovës, njëherazi edhe Kreu i PBDNJ dhe nënkryetar parlamanti, z. Vangjel Dule, ashtu dhe nga kreu i komunës së Lukovës, z.Vladimir Kumi. Propozohet si zgjidhje e mundshme referendumi në bregdet ku vet komuniteti të vendos për fatet e qeverisjes vendore të tij. Por për këto propozime dhe reagime vjen edhe qëndrimi i partisë tjetër të minoritetit etnik grek në Shqipëri “Mega” nëpërmjet një deklarate të kreut të sajë Kristaq Kiço dhënë për gazetën “Telegraf”. Ja çfarë thuhet mes të tjerave në deklaratën e “Mega”-s: “Partia MEGA duke vleresuar procesin e ndarjes se re territoriale si nje ngjarje të rëndesishme dhe të domosdosshme per jeten e vendit, është përpjekur me të gjitha mundësite për të qenë pjese saj si pale e interesuar, duke ju referuar edhe ligjeve aktuale, edhe pse nuk i është lënë hapësira e duhur si përfaqësuese politike direkt e interesave të Minoritetit Etnik Grek… Qe ne hapat e para kemi bere sugjerimet tona konkrete duke propozuar qe ne përfundim te procesit te arrihet unifikimi i trungut kryesor te ketijë minoriteti me krijimin e tre bashkive, përkatësisht të bashkisë së komunave të Sarandë-Delvinës , të bashkisë së Dropullit dhe të bashkisë së Himarës, pjesë e të cilave do ishin të gjithë fshatrat e minoritetit grek. Propozimet tona kanë qenë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe Ligjeve Ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve… Ftojmë qeverinë të tregohet e matur ne vendimet e saj si dhe te zgjedhurit nga Minoriteti Etnik Grek në Parlamentin Shqiptar, të mos pranojnë asnjë kompromis që kërkon të ndajë dhe të shpërbejë trungun bazë të Minoritetit Etnik Grek, pasi një gjë e tillë thellon degradimin ekonomik, social dhe etnik të tij. Sarande me 18.07.2014”. A. MEMA