Ndarja nga jeta e Fehmi Telegrafit/ Meta: Do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues

450
Sigal

Është ndarë sot nga jeta Kryetari i Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafi. Ai  la pas një histori  të mbushur me kontribute brenda selisë blu.

Për këtë humbje reagon edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit ndër të tjera shprehet se, “Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar”.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Të dashur miq!

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes.

Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre.

Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!

Image