Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, Meta: Humbje për botën e muzikës dhe kulturës

564
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur, Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare, pas një arresti kardiak.
Përmes një statusi në Facebook të cilën e shoqëron me një video për Aleksandër Lalon, Meta shprehet se vdekja e tij përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.
“Të dashur miq!
Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës. Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë”- thuhet në statusin e Presidentit Ilir Meta.
Sigal