Ndalohet parkimi dhe qarkullimi në shesh dhe bulevard gjatë protestës 5 orëshe të opozitës

467
Policia publikon masat e sigurisë për protestën që planifikohet të zhvillohet nesër në orën 11:00 të organizuar nga Partia Demokratike dhe partitë mbështetëse të saj.
Protesta është planifikuar të zgjasë 5 orë, të paktën PD ka marrë leje që kjo protestë të zhvillohet nga ora 11:00- 16:00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Policia njofton se do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët :
Bulevardi “Zogu i Zi”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”.
Në këto segmente rrugore do të ketë trafik të kufizuar.
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve si më poshtë
Nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00’ deri në orën 16:00’.
Sigal