Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe themeluesi i PD-së në Kavajë, Ismet Ferizaj

790
Sigal

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjecare pas një sëmundje të rëndë ish deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish deputetit të Kavajës e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit përmes një postimi në Facebook. Ismet Ferizaj ka qenë deputet në vitet 1992-1997.

Para pak muajsh ai u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ish deputeti i ndjerë ka qenë një emër i njohur dhe i vlerësuar. Ai ishte ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”, si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

Varrimi për të ndjerin zhvillohet sot në orën 18:00 në lagjen numër 2 të Kavajës.