Naureda Llagami zgjidhet kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

1121
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi dje mbledhjen e parë, e cila nisi me miratimin e rregullave për zgjedhjen e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit. Pas miratimit të rregullave, me votim të hapur dhe në praninë e mediave, me 10 (dhjetë) vota pro, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodh zj. Naureda Llagami. Pasi falënderoi anëtarët për besimin e dhënë, kryetarja e KLGJ-së, zj. Llagami theksoi se rikthimi i besimit të publikut tek gjyqësori, është një nga objektivat dhe detyrat primare të Këshillit. Më tej, Kryetarja e KLGJ-së u shpreh se: “Me besimin tuaj, unë sot u zgjodha kryetare e këtij këshilli, por ajo që më gëzon mbi të gjitha nuk është kjo, por  konsensusi dhe besimi që ne treguam karshi njëri tjetrit, elementë këto për të cilët unë do të kujdesem që të na shoqërojnë gjatë gjithë veprimtarisë sonë në këtë këshill. Nga sot, ne nisim së bashku një rrugë me shumë përgjegjësi drejt konsolidimit të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, të pa korruptuar, eficent, transparent, të përgjegjshëm dhe larg ndikimeve të çdo lloji. Ndihem e nderuar që do të punoj me një skuadër profesionistësh, me integritet dhe ekspertizë dinamike, dhe besoj fort se këto cilësi janë premisa thelbësore për të realizuar pritshmëritë që publiku ka ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe veçanërisht, sa i takon rikthimit të besimit të publikut tek gjyqësori, që ndërsa është një nga objektivat dhe detyrat primare të këtij Këshilli, është njëkohësisht dhe sfida jonë e përbashkët”.  Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit, me votim të hapur dhe në praninë e mediave, me 7 (shtatë) vota pro, zëvendëskryetar i KLGJ-së, u zgjodh z. Maksim Qoku. Gjithashtu, anëtarët vendosën të deklarojnë krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me datë 12.12.2018. Mbledhja vijoi me hedhjen e shortit për anëtarët që do shërbejnë për një mandat 3-vjeçar dhe 5-vjecar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pasi përfundimit të shortit, i cili u bë në praninë edhe të mediave, anëtarët që do qëndrojnë në detyrë për një mandat 3-vjeçar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, janë:

  1. Medi Bici,
  2. Ilir Toska,

Zj, Brunilda Kadi,

  1. Erjon Muharremaj,
  2. Maksim Qoku.

Ndërsa anëtarët që do qëndrojnë në detyrë për një mandat 5-vjeçar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, janë:

 

Zj. Naureda Llagami,

  1. Alban Toro,

Zj. Brikena Lubonja,

  1. Dritan Hallunaj,

Zj. Marcela Shehu,

Zj. Fatmira Luli.