NATO 20 vjet partneritet, Arvizu “Ende ka kërcënime ndaj paqes”

380
Sigal

TIRANE – Në 2014 ka ende kërcënime për një Europë të lirë. Këtë bëri të ditur ambasadori i SHBA  në vendin tonë Aleksandër Arvizu gjatë konferencës “NATO 20 vjet partneritet për sigurinë Euroatlantike”. Gjatë fjalës së tij ambasadori Arvizu dënoi veprimet në Ukrainë duke i cilësuar si ekstremist shqetësuese, ndërsa theksoi se territori i NATO-s është i paprekshëm. “Gjallëria dhe vlera e aleancës sonë po vlerësohet sot, ndërsa Shqipëria dhe anëtarët e tjerë të NATO-s dënojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë. Le të jemi të qartë, situata në Ukrainë është esktremist shqetësuese dhe shpresojmë që ukrainasit të marrin në dorë fatin e vendit të tyre. Zgjedhjet e 25 majit janë një mundësi e vërtetë që ata ta shprehin vetë vullnetin e tyre dhe SHBA jep suportin që kjo të arrihet. Ne ofrojmë këtë mbështetje sepse nuk besojmë se fletët e votimit të plotësuara në Moskë mund të vendosin fatin e Ukrainës.  SHBA vlerësojnë fatkeqësisht se ende në 2014 ka kërcënime për një Europë të lirë dhe në paqe. Megjithatë dua të theksoj se territori i NATO është i paparekëshëm dhe ne do të mbrojmë cdo pjesë të tij.” tha Arvizu. Duke folur për Shqipërinë, Arvizu rikujtoi rrugëtimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO, duke shtuar se pengesat që u kapërcyen treguan një pjekuri politike. Ai theksoi se Shqipëria dhe Kroacia do të luajnë një rol të rëndësishëm në samitin e rradhës së NATO-s që do të mbahet në shtator. “Siç e dini shumë nga ju rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s, dhe atë e nisi në 1999 kur mori Planin për Anëtarësim, duke nisur një punë më të madhe, çka e finalizoi 10 vite më vonë së bashku me Kroacinë më 1 prill 2009. Rruga që Shqipëria ndoqi ishte e gjatë por ndodhi me gjithëpërfshirjen e gjithë sektorëve duke kapërcyer pengesat, duke treguar një pjekuri politike nga të gjithë aktorët. Kjo dëshirë, mbetet po kaq e vlefshme sot sa ishte 10 vite më parë. Duke vëzhguar përpara drejt shtatorit të këtij viti Këshilli i Atlantikut nuk i ka përcaktuar akoma tematikat që do të trajtohen në samitin e rradhës së NATO-s që do të mbahet në shtator, por që do të jenë 3 pika kyçe. Një gjë është e sigurtë, si aletate e NATO, Shqipëria dhe Kroacia do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë samit.” tha Arvizu. Në fund të fjalës së tij, Arvizu u shpreh se SHBA mbetet mbështetëse e të gjithë vendeve aspirante për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut