Nasip Naço: Sheshi i Beratit kishte të ftuar lajmësit e fitores së LSI-së

503
Pas takimit që Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi në Berat, takim gjatë të cilit u prezantuan kandidatët për deputetë në këtë qark, kandidati Nasip Naço me anë të një statusi në facebook u shpreh se sheshi i Beratit u mbush me lajmësit e fitores së LSI-së. Gjithashtu ai theksoi se LSI si parti është e distancuar nga filozofitë dhe fasadat. “Në Berat, sheshi u mbush me lajmësit e fitores së madhe që LSI do të shënojë edhe këtu, si në gjithë Shqipërinë. Partia jonë është distancuar nga filozofia e fasadave dhe është kthyer tek thelbi i çështjeve. Miqtë e mi, ju na keni votuar dhe sigurisht duke na votuar na është rritur përgjegjësia ndaj jush dhe çdo ditë jemi munduar që ne të rritemi krahas forcave të tjera dhe t’iu tregojmë të gjithëve se në Shqipëri nuk ka më parti të mëdha dhe të vogla, por ka parti të vjetra që do të dalin nga skena politike dhe parti si LSI që vjen me një vizion të ri, për t’ju dhënë një shans”, – shkruan Naço.
Sigal