Nasip Naço/ Sfida jonë është të çojmë përpara Shqipërinë, ti japim zë njerëzve të thjeshtë dhe problemeve të tyre

448
Ishte i pari në listën e LSI për qarkun e Beratit dhe i pari që fitoi mandatin në këtë qark. Nasip Naço me anë të një statusi në rrjetin e tij social facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen ndaj LSI dhe programit të saj, duke theksuar se thelbi i programit ishte sfida me papunësinë, harresën, korrupsionin, drogën dhe pasigurinë “dhe pikërisht kjo sfidë do vijojë të jetë prijës i çdo beteje në seancat parlamentare”, shprehet Naço.

Statusi i plotë:
Ne hymë në një garë për të çuar përpara Shqipërinë, për t’i dhënë zë njerëzve të thjeshtë dhe problemeve të tyre. Sfida jonë është me papunësinë, pamundësinë dhe harresën, me korrupsionin e mungesën e rendit, me drogën e pasigurinë. Ky ishte thelbi i programit tonë dhe do të vazhdojë të jetë prijës i çdo beteje në çdo seancë parlamentare. Unë ju falenderoj pafundësisht shumë për mbështetjen në këtë garë të pabarabartë. Ne vumë shpirtin, zemrën, projektet, ndërsa të tjerët paratë e drogës, interesat, dhunën e presionin… Megjithatë ne jemi sërish këtu me mbështetjen tuaj, e ajo është me e fortë se çdo pengesë e përkohshme.
Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve!!!
Sigal