Nasip Naço: Mos guxoni të kërcënoni votuesit e LSI-së, Zani Çaushi po pret Zanër të tjerë

464
“Sot është dita e LSI-së”. Kështu e nisi fjalë e tij kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit, Nasip Naço. Ai ironizoi kryeministrin Rama, teksa i kujtoi premtimet e katër viteve më parë për të ndërtuar një ishull në Berat. Po kështu Naço foli edhe për emërimet e Ramës në tatime e dogana. “Ju e keni parë Kryeministrin kur vuri dy bletët punëtore, një te tatimet dhe një te dogana dhe buxhetit të shtetit ju shkaktua një dëm prej 600 milionë dollarë. Nuk kam asgjë me dy zonjat e nderuara. Kam me ata oligarkë që ishin pas tyre dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit këtë dëm të konsiderueshëm”, tha Naço. “Ne ia dhamë shansin atij, ai nuk dinte të qeveriste. Vetëm një herë nuk e kemi votuar ça ka sjellë për reformat, ligjin për plehrat. Po nuk mund ta bëjmë ne Shqipërinë plehra gjithandej sepse ky vend meriton më shumë, fëmijët tuaj meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë”, tha Naço. “Dua të jap një mesazh për të gjithë ata që fillojnë të kërcënojnë LSI, anëtarë, simpatizantë, kur ta shohin këtë shesh kanë për tu dridhur. Unë kam një mesazh për të gjithë ata, mos e harroni Zani Çaushin, kështu ishte e përdorën për zgjedhje dhe sot është në burg. Edhe një herë të gjithë atyre që do guxojnë të prekin qoftë dhe një fije floku të anëtarëve, simpatizantëve të LSI po u them, Zani Çaushi është në burg dhe ai po pret Zanër të tjerë. Por nuk besoj, kur të shohin këtë armatë të madhe, unë besoj se Berati, Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore, Kuçova, e kanë vendosur do votojnë referendum popullor, do votojnë numrin”, Tha numri një i listës së Beratit, Nasip Naço.
Sigal