Nasip Naço: LSI-ja – forca e parë politike në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 qershorit

506
Ka qenë një fundjavë pune e ngjeshur për sekretarin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Nasip Naço njëherasi edhe kandidat për në kuvendin e Shqipërisë për këtë qark. Naço për dy ditë rresht ka marë pjesë në takimet dhe aktivitetet e zgjeruara politike të LSI-së, në Bashkitë Berat, Skrapar, Kuçove, Poliçan dhe Ura Vajgurore. Burime pranë shtabit elektoral të kandidatit Naço, thanë për median e shkruar dhe atë vizive se qellimi i zhvillimit të takimeve dhe aktiviteteve ka qenë spjegimi i programit të kësaj force politike për katër vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në takimet e zhvilluara sekretari politike i LSI-së Naço e vuri theksin tek programi i cili është i bazuar në vlerat njerzore, potencialin Akademik, tek puna e gjithsecilit për ti dhënë një shans për të gjithë gjë e cila do të ndikoj në arsimimin e fëmijëve, në punësimin e forcave të afta për punë, zhvillim ekonomik, rritjen e mirëqënies, zgjidhjen eproblemeve sociale etj. Në të gjitha takimet kanë qënë të pranishëm edhe kandidatët për deputet të LSI-së për Qarkun e Beratit, Gledjon Rehovica, Silva Caka, Jona Misto etj, si dhe krerët e degve të kësaj force politike në secilën bashki, antar dhe simpatizant LSI-së, të LRI-së, LGI-së etj. Vlen të përmendet se në takime folën dhe kandidatët për deputet Gledjon Rehovica, Silva Caka Jona Misto Rexhina Limaj etj.
Fjala e Sekretarit Politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Nasip Naço
Të vetëdijshëm për rolin dhe pozicionin e LSI-së në shkallë vendi,në spekterin politik si forcë politike që vota popullore e bëri të domosdoshme,që LSI të ishte faktor vendimtar në vendin tonë nga krijimi i saj e deri në këtë muja që fushata është ulur këmbëkryq dhe po ethem që në fillim të fjalës time se në do të jemi forca e parë politike në zgjedhjet e 25 qershorit në Qarkun e Beratit dhe pse jo dhe në të gjithë Shqipërinë. Forca jonë politike duke u drejtuar nga lideri saj që nga krimijmi Ilir Meta ka ditur të zgjedhin një rrugë në të ka mundur të harmonizoj dhe të shuaj problemet dhe konfliktet politike të krijuar ndërvite mes dy forcave politike pa u bërë as palë dhe as barrë e njërës apo tjetrës parti politike. Në zgjedhjet e 8 viteve më parë kishim slloganin të ecim më shpejt gje e cila tregonte se kishim shumë kohë të humbur dhe duhet ta zinim dhe puna e LSI-së bërë që shqipëria të renditej e të bëhet antare e NATOS, një aleate e vërtet e saj. Edhe në zgjedhjet që sapo u shuan punuam thuajse të njëjtin slogan, gjë e cila kishim dhe arritjen edhe pse pak të evidentueshme nga partënerët tanë në qeverisje. Në këto katër vitet e fundit por edhe më parë forca jonë politike dhe lideri i saj nuk ka pasur asnjëherë pikësynimin që të mashtronte me sllogane bosh, ne kemi ditur të komunikojmë e të bashkpunojmë me lektoratin si dhe të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit. Ndryshe jemi tani në këto zgjedhje që kemi të renditur përpara slloganin , “Një Shans për të Gjthë”, gjë e cila tregon se ne si forcë politike i japim një shans cilit do personi që aderon në forcën tonë politike, pra i japim një shans në punë, në qeverisje, një shans për të ushtruar të drejtën në prefesion, në shkollimin e fëmijëve e kudo në fushat e jetës. Forca jonë politike ka ditur ta orjentoj elektoratin e saj, antarët e simpatizantën në rrugën drejt progresit, ndaj dhe jemi rritur nga dita në ditë. Bazuar në këto orjentime sot e themi me bindje se jemi forca e parë politike në Qarkun e Beratit. Pjesëmarrja në qeverisje nuk i zbehu qëndrimet dhe programin e LSI-së, duke ofruar alternativa dhe rrugëzgjidhje, si misionare e së resë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të shpejtë të vendit tonë në Europë. E vendosur të përballet me një pseudo politikan që kanë në bazën e tyre konfliktin forca jonë politike ka vijuar Naço ka qënë dhe është e gatshme të sfidojë por dhe të fitojë teren në elektoratin e lodhur nga polemikat pa bereqet të politikës tradicionale shqiptare të konfliktit në këto 27 vjet. Gjithkush s’e ka të vështirë të konstatojë risitë e politikës së LSI-së,theksin e saj tërësisht shqiptar e thellësisht kombëtar, realist e pa komplekse, nismat e saj të qarta në shërbim të atdheut dhe të integrimit, tendenca për të rrokur probleme madhore për zgjidhje thelbësore dhe jo për makiazh politik. Është detyra jonë, e strukturave të LSI-së, të njohim dhe të propogandojmë këtë politik dhe këto qëndrime, por edhe të punojmë dhe të pregatisim veprimin tonë politik, në sinkron të plotë me qëndrën,në përputhje të plotë me kushtet në të cilat ne veprojmë. LSI është një parti me moshë 16 vjeçare dhe këto vite është konsoliduar, katër e pesë fishuar dhe kurorëzuara me sukses duke i mbijetuar trysnisë së dy forcave të mëdha dhe sot ajo është më e fortë se kurrë. Kjo periudhë e ngelur deri në 25 qershor 2017, është dhe duhet të konsiderohet si periudha elektorale dhe puna jonë dhe e çdo të zgjedhuri në çdo strukturë e çdo antari apo simpatizanti të LSI-së,nuk mund të bëhet e shkëputur nga ky konteks që përbën synimin final të çdo force politike. Në këtë kontekst i shërbejën edhe 5 aktivet të parin që oreganizuan në Berat dhe me radhë në të pesë bashkit e këtij qarku, synimi është në forcimin dhe konsolidimin e strukturtave të LSI-së, që këto struktura të jenë dinamike, të hapura për të përballuar me sukses fushatën zgjedhore që kemi përpara, të pranueshme në elektorat dhe ç’ka është më kryesorja të komunuikueshëm për të afruar antar dhe simpatizant të lëvizjes socialiste për integrim. Me këtë synim është punuar gjatë dhe pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, në të gjitah strukturat e vendit tonë dhe me këtë duhet të vijojm edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër LSI-ja ka ditur të investoj dhe në njësit vendore në infrastruktur në shkolla dhe në institucione të ndryshme duke mundësuar hapjen e vendeve të reja pune, këtu nuk dua të them se ne jemi më të përsosurit por ajo që dua të them është se ne po punojm për të ndërtuar një infrastruktur për investime në shumë fusha duke mundësuar përballjen dhe sfidat për të ardhmen. Përvoja e këtyre 16 viteve tregoi se programi aktual i LSI-së i rezistoi kohës dhe e kreu misionin e vetë duke i rezistuar të gjitha furtunave të dy forcave të mëdha politike dhe sot LSI është një forcë politike e konsoliduar dhe serioze. Program që kemi në duarët tona sot është dicka më shumë dhe krejt ndryshe në disa fusha sin ë atë të buqësisë ku kjo e fundit do të ketë 5 e gjashtë fishin e buxhetit që ka sot në suvecionimet e fermerve etj. Më të konsoliduar do të jemi në punë me strukturat, me problem të punësimit, ato të arsimit, ekonomisë buqësisë, mjedisit. Çdo i zgjedhur si në strukturat e LSI-së ashtu dhe në pushtetin lokal apo atë qëndror duhet të jetë në lartësinë që kërkojnë situatat për të justifikuar mbështetjen që u është dhënë nga antarësia. Duke punuar çdo ditë e muaj pa ndërprerje e them me bindje se lëvizja socialiste për integrin në Qarkun e Beratit do të jetë lokomotiva e së majtës në këtë Qark.
Sigal