Nasip Naço: LSI-ja – forca e parë politike në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 qershorit

432
Ka qenë një fundjavë pune e ngjeshur për sekretarin politik të lëvizjes socialiste për integrim në qarkun e Beratit, Nasip Naço njëherazi edhe kandidat për në kuvendin e Shqipërisë për këtë qark. Naço për dy ditë rresht ka marrë pjesë në takimet dhe aktivitetet e zgjeruara politike të LSI-së, në Bashkitë Berat, Skrapar, Kuçove, Poliçan dhe Ura Vajgurore. Burime pranë shtabit elektoral të kandidatit Naço, thanë për median e shkruar dhe atë vizive, se qëllimi i zhvillimit të takimeve dhe aktiviteteve ka qenë shpjegimi i programit të kësaj force politike për katër vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në takimet e zhvilluara sekretari politike i LSI-së Naço e vuri theksin tek programi i cili është i bazuar në vlerat njerëzore, potencialin Akademik, tek puna e gjithsecilit për ti dhënë një shans për të gjithë gjë e cila do të ndikoj në arsimimin e fëmijëve, në punësimin e forcave të afta për punë, zhvillim ekonomik, rritjen e mirëqenies, zgjidhjen e problemeve sociale etj. Në të gjitha takimet kanë qenë të pranishëm edhe kandidatët për deputet të LSI-së për Qarkun e Beratit, Gledjon Rehovica, Silva Caka, Jona Misto etj, si dhe krerët e degëve të kësaj force politike në secilën bashki, anëtar dhe simpatizant LSI-së, të LRI-së, LGI-së etj. Vlen të përmendet se në takime folën dhe kandidatët për deputet Gledjon Rehovica, Silva Caka, Jona Misto, Rexhina Limaj etj.

Fjala e sekretarit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Nasip Naço
Të vetëdijshëm për rolin dhe pozicionin e LSI-së në shkallë vendi,në spektrin politik si forcë politike që vota popullore e bëri të domosdoshme,që LSI të ishte faktor vendimtar në vendin tonë nga krijimi i saj e deri në këtë muaj që fushata është ulur këmbëkryq dhe po e them që në fillim të fjalës time se në do të jemi forca e parë politike në zgjedhjet e 25 qershorit në Qarkun e Beratit dhe pse jo dhe në të gjithë Shqipërinë. Forca jonë politike duke u drejtuar nga lideri saj që nga krijimi Ilir Meta ka ditur të zgjedhin një rrugë në të, ka mundur të harmonizojë dhe të shuajë problemet dhe konfliktet politike të krijuar ndër vite mes dy forcave politike pa u bërë, as palë dhe as barrë e njërës apo tjetrës parti politike. Në zgjedhjet e 8 viteve më parë kishim sloganin të ecim më shpejt gjë, e cila tregonte se kishim shumë kohë të humbur dhe duhet ta zinim dhe puna e LSI-së bërë që Shqipëria të renditej e të bëhet anëtare e NATOS, një aleate e vërtet e saj. Edhe në zgjedhjet që sapo u shuan punuam thuajse të njëjtin slogan, gjë e cila kishim dhe arritjen edhe pse pak të evidentueshme nga partnerët tanë në qeverisje. Në këto katër vitet e fundit por edhe më parë forca jonë politike dhe lideri i saj nuk ka pasur asnjëherë pikësynimin që të mashtronte me slogane bosh, ne kemi ditur të komunikojmë e të bashkëpunojmë me elektoratin si dhe të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit. Ndryshe jemi tani në këto zgjedhje që kemi të renditur përpara sloganin , “Një Shans për të Gjithë”, gjë që tregon se, ne si forcë politike i japim një shans cilitdo personi që aderon në forcën tonë politike, pra i japim një shans në punë, në qeverisje, një shans për të ushtruar të drejtën në profesion, në shkollimin e fëmijëve e kudo në fushat e jetës. Forca jonë politike ka ditur ta orientojë elektoratin e saj, anëtarët e simpatizantët në rrugën drejt progresit, ndaj dhe jemi rritur nga dita në ditë. Bazuar në këto orientime sot e themi me bindje se jemi forca e parë politike në Qarkun e Beratit. Pjesëmarrja në qeverisje nuk i zbehu qëndrimet dhe programin e LSI-së, duke ofruar alternativa dhe rrugëzgjidhje, si misionare e së resë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të shpejtë të vendit tonë në Evropë. E vendosur të përballet me një pseudo politikan që kanë në bazën e tyre konfliktin forca jonë politike ka vijuar Naço ka qenë dhe është e gatshme të sfidojë por dhe të fitojë teren në elektoratin e lodhur nga polemikat pa bereqet të politikës tradicionale shqiptare të konfliktit në këto 27 vjet. Gjithkush s’e ka të vështirë të konstatojë risitë e politikës së LSI-së,theksin e saj tërësisht shqiptar e thellësisht kombëtar, realist e pa komplekse, nismat e saj të qarta në shërbim të atdheut dhe të integrimit, tendenca për të rrokur probleme madhore për zgjidhje thelbësore dhe jo për makiazh politik. Është detyra jonë, e strukturave të LSI-së, të njohim dhe të propagandojmë këtë politik dhe këto qëndrime, por edhe të punojmë dhe të përgatisim veprimin tonë politik, në sinkron të plotë me qendrën,në përputhje të plotë me kushtet në të cilat ne veprojmë. LSI është një parti me moshë 16 vjeçare dhe këto vite është konsoliduar, katër e pesë fishuar dhe kurorëzuara me sukses duke i mbijetuar trysnisë së dy forcave të mëdha dhe sot ajo është më e fortë se kurrë. Kjo periudhë e ngelur deri në 25 qershor 2017, është dhe duhet të konsiderohet si periudha elektorale dhe puna jonë dhe e çdo të zgjedhuri në çdo strukturë e çdo anëtari apo simpatizanti të LSI-së,nuk mund të bëhet e shkëputur nga ky kontekst që përbën synimin final të çdo force politike. Në këtë kontekst i shërbejnë edhe 5 aktivet të parin që organizuan në Berat dhe me radhë në të pesë bashkitë e këtij qarku, synimi është në forcimin dhe konsolidimin e strukturave të LSI-së, që këto struktura të jenë dinamike, të hapura për të përballuar me sukses fushatën zgjedhore që kemi përpara, të pranueshme në elektorat dhe ç’ka është më kryesorja të komunikueshme për të afruar anëtar dhe simpatizant të lëvizjes socialiste për integrim. Me këtë synim është punuar gjatë dhe pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, në të gjitha strukturat e vendit tonë dhe me këtë duhet të vijojmë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër LSI-ja ka ditur të investojë dhe në njësitë vendore në infrastrukturë në shkolla dhe në institucione të ndryshme duke mundësuar hapjen e vendeve të reja pune, këtu nuk dua të them se ne jemi më të përsosurit, por ajo që dua të them është, se ne po punojmë për të ndërtuar një infrastrukturë për investime në shumë fusha duke mundësuar përballjen dhe sfidat për të ardhmen. Përvoja e këtyre 16 viteve tregoi se programi aktual i LSI-së i rezistoi kohës dhe e kreu misionin e vetë duke i rezistuar të gjitha furtunave të dy forcave të mëdha politike dhe sot LSI është një forcë politike e konsoliduar dhe serioze. Program që kemi në duart tona sot është diçka më shumë dhe krejt ndryshe në disa fusha si në atë të bujqësisë ku kjo e fundit do të ketë 5 e gjashtë fishin e buxhetit që ka sot në subvencionimet e fermerëve etj. Më të konsoliduar do të jemi në punë me strukturat, me problem të punësimit, ato të arsimit, ekonomisë, bujqësisë, mjedisit. Çdo i zgjedhur si në strukturat e LSI-së ashtu dhe në pushtetin lokal apo atë qendror duhet të jetë në lartësinë që kërkojnë situatat për të justifikuar mbështetjen që u është dhënë nga anëtarësia. Duke punuar çdo ditë e muaj pa ndërprerje e them me bindje se lëvizja socialiste për integrim në Qarkun e Beratit do të jetë lokomotiva e së majtës në këtë Qark.
Sigal