Nasip Naço: Deputeti i rilindjes të heq dorë nga presionet me ndihmën ekonomike. Skrapalinjtë nuk shiten dhe nuk blihen

515
Deklarata për media e deputetit të LSI, Nasip Naço
Dhe unë si deputet i zonës do doja të theksoja jo vetëm mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Kryetarit të bashksië Skrapar, këshilltarëve të përgjegjshëm të Këshillit Bashkiak, si dhe ndaj të gjithë atyre familjarëve të cilëve për shkak të papërgjegjshmërisë politike të këshilltarëve të Partisë Socialiste, të dirigjuar dhe orkestruar nga deputeti i Rilindjes, do duhet të vuajnë akoma më shumë varfërinë dhe mjerimin e tyre.
Qeveria nuk ka patur dhe nuk ka asnjë plan për zhvillimin e Skraparit, për hapjen e vendeve të reja të punës, për luftën ndaj varfërisë, duke i lënë skrapalinjtë, dhe jo vetëm ata, alternativën e vetme, atë të largimit nga Shqipëria. 
Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqi dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë.
Ai duhet të heqi dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara RIlindjes prej vitesh në Skrapar.
Deklarimet e tij se do jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu bërë të qartë se KEMP-I dhe përkrahja sociale janë dhuratë e këtij deputeti delirant.
Janë jo pak, por rreth 876 familje, përfituese të paaftësisë së përkohshme, të cilat do të mbeten pa të ardhura, duke bërë që ata t’i drejtohen listave të dyqaneve dhe duke u lënë si rrugë të vetme braktisjen dhe largimin jo vetëm nga Skrapari, por dhe nga Shqipëria.
E njëjta situatë është dhe për 418 aplikantë të rinj të ndihmës ekonomike, të cilët do mbeten pa të ardhura, vetëm për shkak të mungesës së këshilltarëve të Rilindjes në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Qëllimi i deputetit të Rilindjes është i qartë: sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më e lehtë është që përkundrejt varfërisë tu blejë votën e tyre.
Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi skrapallinjtë, janë të varfër, por janë krenarë dhe nuk mund të shiten dhe blihen. Koha e ka vërtetuar.
Sigal