Nard Ndoka: Pazaret e Bashës në 17 maj, rrezik për demokracinë në vend

70
Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha prej dy ditësh është vënë në qendër të debateve lidhur me përpjekjet e tij për të reformuar sistemin zgjedhor. Por duket hapur se Basha nuk po gjen dot mbështetje as nga aleatët e tij të vegjël. Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane e konsideron Bashën si njeriun i cili me pazaret e tij po vret demokracinë në vend. Për Ndokën është shumë e qartë se Basha është duke punuar në drejtim të kundër dhe po plotëson të gjitha dëshirat e kreut të Rilindjes. Ndoka shkon më tej kur thotë për gazetën “Telegraf” se Basha është duke vazhduar lojën e keqe të 17 majit, pazarin që bëri së bashku me kreun e partisë Socialiste Edi Rama. Nard Ndoka është i mendimit se kryerja e reformës zgjedhore duhet të bëhet me konsensus të gjerë dhe me përfshirjen e shumë aktorëve. Sipas tij një reformë kaq e rëndësishme nuk duhet të kalojë pa marrë mendimin e të gjithë spektrit politikë. Pra kreu i Demokristianëve është i mendimit se reforma nuk mund të zhvillohet pa mendimin e partive më të vogla të cilat duket se kanë qenë më të prekura në të gjitha zgjedhjet parlamentare. Për Ndokën, kodi zgjedhor duhet të rishitet vetëm pasi të ketë kaluar në diskutim me shoqërinë civile dhe specialistët. Pra duhet ët jetë një proces transparent. “Tendenca e PD për reformë zgjedhore të pa konsultuar dhe nëpërmjet pazareve të 17 Majit, rrezik për demokracinë dhe vendin”, shprehet Nard Ndoka, për “Telegraf.”