Nard Ndoka: Berisha ka zgjedhur të dëgjojë ata që qëndruan kokulur në vite

550
Lidhur me heshtjen e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe Kryetari i partisë Demokristiane, Nard Ndoka. I pyetur nga gazeta “Telegraf”, Ndoka e ka cilësuar Berishën pjesë të historisë së PD-së. Sipas tij ish-kryeministri po qëndron në dhe do të vazhdojë të qëndrojë në këtë pozicion. “Berisha po qëndron si pjesë e historisë së Partisë Demokratike, si personi me aksionet më të mëdha politike tek ajo parti”, deklaroi Ndoka. Më pas ai tha se askush nuk mund të zëvendësojë rolin e tij brenda të djathtës, madje edhe me heshtje. “Roli i tij është i pazëvendësueshëm edhe me heshtjen e tij publike. Po foli Berisha të tjerët heshtin dhe fshihen, ndaj Berisha ka zgjedhur t’i dëgjojë ato që kanë heshtur kokulur për disa vite”, tha Ndoka. Edhe më herët, kreu i demokristianëve është shprehur pro qëndrimit të Sali Berishës, ndërsa ka folur me tone të ashpra për demokratët e përjashtuar tashmë nga lista. Sipas tij, askush nga ata që tashmë kërkojnëtë dalin në krye të Partisë Demokratike, nuk dolën në fushatë dhe të luftonin për të drejtën e votës. Ndoka është i bindur se në krye të PD-së duhet të vazhdojë të qëndrojë, Lulzim Basha, pavarësisht rezultatit negativ të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sigal