‘Narcotica’/ Rama sulmon Rai 3: Kjo nuk është gazetari

621
Sigal

14 ton kokainë të kapura para se të niseshin me nëndetëse drejt Shqipërisë, nbjellja e një të tretës së Shqipërisë me kanabis në vitin 2019 janë vetëm disa prej zbulimeve të bëra nga emisioni italian ‘Narcotica’, që ka goditur aq shumë qeverinë aq sa edhe Edi Rama ka vendosur të sulmojë televizionin italian Rai3.

Pas zv/ministres Rovena Voda dhe ministri Sandër Lleshi, edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur të sulmojë mediat që i nxjerrin të vërtetat në shesh.

Për Edi Ramën, emisioni ‘Narcotica’ nuk është gazetari dhe s’ka asnjë lidhje me gazetarinë.

‘S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruan Rama në Twitter.