Naftëtarët: Të mbahet premtimi për pagat

579
Sindikata e naftëtarëve dhe punëtorët e KPTHN janë mbledhur sërish në një protestë dhe kanë bërë të ditur kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që të nisë puna në bazë të rregullave e bazuar në ligj, të shlyhen të gjithë pagesat e prapambetura dhe të futet në funksion statusi i naftëtarit. Dy ditë më parë, naftëtarët të irrituar janë futur me forcë në ambientet e brendshme të uzinës, por aty janë përplasur me forcat e policisë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ata kanë këmbëngulur që të mbahet premtimi se në fillim të javës së ardhshme do të gjendet një zgjidhje me ndërhyrjen e Ministrisë.
Sigal