Naftëtarët sërish në protestë, problemet pa zgjidhje

513
Naftëtarët e ARMO-s kanë zhvilluar sërish një protestë para Ministrisë së Energjisë në Tiranë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe nisjen e punës në fabrikë. Kjo nuk është protesta e tyre e parë, por siç duket kërkesat e tyre nuk po dëgjohen. Edhe më parë, ata kanë marshuar drejt kryeqytetit në formë proteste për rrogat e papaguara dhe mosderdhjen e kontributeve në sigurimet shoqërore. Historia e naftëtarëve të papaguar në Ballsh është disavjeçare. Ndryshimi i shpeshtë i menaxhimit të uzinës nuk e zgjidhin çështjen e pagesave të prapambetura. Qeveria premtoi gjetjen e zgjidhjeve për trajtimin me pagesë të përkohshme të punonjësve që dalin të papunë, ndërsa ende nuk ka një përfundim për mënyrën e vazhdimit të punës në rafineri. Për të rinisur punën mungon një investitor serioz, që do të menaxhonte rafinerinë dhe do të krijonte mundësinë për pagesën e detyrimeve të mbetura ndaj punëtorëve, si dhe realizimin e disa investimeve të nevojshme.
Sigal