Nafta “Virgine”, ndalohet në Zvicër i kërkuari Ardian Xhillari

652
Nafta “Virgine” ishte një prej skandaleve të hetuara nga organi i akuzës gjatë vitit 2015. Në kërkim për këtë çështje u shpall shtetasi Ardian Xhillari, akuzuar për përfshirje në kontrabandën e naftës. Ai u fut në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa mësohet se arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Fierit. Mësohet se ai është ndaluar javën që lamë pas. Pas këtij veprimi është vënë në lëvizje Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka dërguar menjëherë letërporosinë me provat e grumbulluar deri në këto momente. Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë. 

Çështja në ngarkim të Xhillarit, ish-zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreut të Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu po shqyrtohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në momentin që Gjykata e Lartë do të vendosë për kompetencën territoriale. 
Sigal