Naço: Vlerësim të përvitshëm të gjyqtarëve. Ndryshim të ligjit për Gjykatën e Lartë

431
Sigal

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço  deklaroi dje se do të kërkohet që vlerësimi i gjyqtarëve të jetë i përvitshëm. Pas një takimi me ambasadorin spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez, ministri Naço u shpreh mbi domosdoshmërinë e reformave në KLD dhe Gjykatën e Lartë. “Duke parë se KLD-ja ende i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005- 2006, unë do të kërkoj që të bëhet një vlerësim i përvitshëm i gjyqtarëve dhe të mos promovohen në karrierë pa iu referuar performancës së tyre më të fundit. Gjithashtu, kam vënë re me shqetësim shifrat e larta të çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Lartë çdo vit dhe numrin e vogël të atyre të shqyrtuara apo vendimeve të unifikuara” ka theksuar Naço. Gjithashtu Ministri Naço vuri theksin tek mbështetja e Spanjës në disa reforma në drejtësi dhe vullnetin për t’i vazhduar ato më tej. “Reformat pozitive të deritanishme në Shërbimin e Provës, Mbikqyrjen Elektronike të të Burgosurve, reforma në sistemin e Noterisë dhe dixhitalizimii sistemit të drejtësisë, do tëçohen më tej në bashkëpunim me stafin tim ministror. Por pa dyshim, do të kërkoja asistencën tuaj edhe për vazhdimin e tyre në të ardhmen. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë po harton një Projekt- Draft për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që të kemi një task- forcë të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Aktualisht, është një grup i vogël gjyqtarësh që merrem me hetimin e krimeve, por mendoj që ata duhet të trajnohen më tej dhe gjithashtu, të kontrollohet edhe puna e tyre. Deri në nëntor, kur pritet të mbahet Konferenca Kombëtare Kundër Korrupsionit, ne do t’i kemi hedhur hapat e para kundër korrupsionit në drejtësi”theksoi Ministri Naço.