Naço: Reformim Prokurorisë, KLD Gjykatës së Lartë e Magjistraturës

442
Sigal

TIRANE – “Reformim të institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë takimit të tij me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Në fjalën e tij, Ministri Naço e njohu ambasadorin Bayraktar me procesin reformues që ka nisur në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se një reformë edhe më e thellë do të realizohet përmes ngritjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën ne Drejtësi.

Naço, theksoi se pjesë e reformës së sistemit të drejtësisë do të jetë reformimi i institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.

“Në këtë proces që jemi aktualisht do të ishte i nevojshëm shkëmbimi i eksperiencës midis dy vendeve tona dhe një asistencë teknike e përfituar nga ana juaj, e cila ka rezultuar e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Naço.

Gjatë takimit është vlerësuar me nota pozitive bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme mes tyre edhe sistemi i drejtësisë.

Bayraktar u angazhua në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu interesin e shtetit Turk në konkretizimin e projekteve me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë në të ardhmen.

Ministria Naço ripërsëriti qëndrimin e tij se Shqipëria nuk do të jetë strehë e krimit dhe se lufta e përbashkët kundër krimit dhe terrorizmit duhet të realizohet edhe përmes protokolleve të bashkëpunimit mes shteteve.

Interes në bisedë është treguar për vullnetin e qeverisë turke për dhënien e asistencës për trajtime në fushën penale. – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/naco-reformim-prokurorise-kld-gjykates-se-larte-e-magjistratures-275604.html#sthash.Xqcm3liq.dpuf