Naço në Poliçan: Ne duam votën e atyre që kërkojnë një shans dhe që ndihen të pa përfaqësuar

468
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me elektoratin e LSI në Qarkun e Beratit, në Poliçan, nga ku ka prezantuar edhe kandidatin e kësaj zone. Naco ka rishprehur edhe një herë vendosshmërinë për të ecur përpara. Deputeti ka publikuar foto nga takimi në Poliçan ku ka kërkuar mbështetjen me votë të Kandidatit Klajdi Qama.

Postimi i plotë:
Larg sallave të mbyllura për t’u parë në sy e për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë e ku kemi gabuar.Poliçani sjell në listen e Qarkut Berat një djalë të vetin, Klajdi Qama.

Ne duam voten e atyre që kërkojnë një shans dhe kujtdo që ndihet i papërfaqësuar. Ky është një shans për Klajdin por edhe për Poliçanin.

#NjëShansPërTëGjithë
#NjëShansPërPoliçanin
Sigal