Naço: Brenda 6 muajve zgjidhim problemin e çështjes së pronës

462
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se brenda 6 muajsh do të përmbyllet edhe çështja e pronësisë. Në fjalën e tij Naço u ka kërkuar deputetëve që të vojnë shtyrjen e afatave për ndryshimet në ligj, pasi është ende në diskutim.
Sipas Naços kjo reformë do të kërkojë shuma të mëdha financiare dhe për këtë arsye kërkon mirëkuptimin dhe konsensus nga të gjithë.
“Evidentimi dhe Miratimi i fondit për kompensimin e pronave përfundon sot, pr/ligji e shtyn më 30 10 2015, afat i nevojshëm për përfundimin e reformës. AKKP me ekspertët kanë kryer konsultime për të diskutuar të gjitha zgjidhjet e çështjes së pronave. AKKP dhe MD kanë hartuar një draft të parë për kompensimin e pronës private pa të drejtë, shumë shpejt ky draft do të kalojë për shqyrtim. Afati i ligjit nevojë që të shtyhet. Brenda afatit prej 6 muajsh sjellim ligjin përfundimtar për zgjidhjen e ligjit. Zgjidhja e ofruar të jetë mundësisht e pranuar nga të gjithë qytetarët. Të qartë se kjo reformë kërkon një financë shumë të madhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin dhe konsensus nga të gjithë.”- tha Naço.
Sigal