“Na kontrolluan si terroristë”, Berisha: Doganieri i kërkon alkool shoferit

514
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i ndodhur në një autobus që po futej në Shqipëri.
Sipas Berishës, doganieri i kërkon alkool shoferit ose në të kundërt do e mbantë deri të nesërmen në doganë. Pasagjeri thotë së i ka kontrolluar të gjithë pasagjerët dhe turistët si të ishin terroristë.
STATUSI I BERISHËS
Pasagjeri dixhital denoncon:
Doganierin që i kërkon alkool shoferit të autobusit me kërcënimin se mund t’i mbajeë deri nesër pasagjerët në doganë! Sb
“Në ora 23:27 kontroll i detajuar në doganën e Shqipërisë duke u kthyer për në MK, normal që procedurat doganore duhet të respektohen, por doganieri me fizionomi narkomani, me siguri ishte edhe i dehur, filloi që të gjithë udhëtarët t’i pyesë a keni kobure sikur me kontrolluar terroristë e jo turistë dhe në fund i thotë drejtuesit të autobusit a ke alkool me më dhënë se mundem deri nesër të ju mbaj këtu. Rilindja e Edi Ramës udhëheqësit të mafies dhe drogës ashtu siç i thotë Sali Berisha”.
Sigal