“Na hoqën se s’paguanim shefin e kufirit”, Berisha publikon mesazhin e policit të Rinasit: Ja çfarë po ndodh

619
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një polici dixhital që flet për korrupsion në Komisariatin e Rinasit.
Sipas denoncuesit, nga ky Komisariat janë larguar 15 punonjës sepse nuk paguanin këstet mujore tek shefi i kufirit. Madje mesazhdërguesi flet edhe për persona që kalohen në Rinas pa regjistruar fare.
Ndërsa Berisha shkruan se kjo është siguria në Rinas.
STATUSI I BERISHËS
Kjo është siguria në komisariatin e Rinasit. Gjoba e ryshfete për kalime të pa regjistruara!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
“Përshëndetje doktor, mbrëmë ka qarkulluar një lajm në media që janë larguar nga komisariati i Rinasit rreth 15 punonjës policie për arsye të performancës së dobët në punë, unë jam njeri nga këta punonjës të larguar dhe e vërteta është që s’janë larguar për arsye të performancës së dobët në punë pas selektimi i këtyre punonjësve është bërë nga shefi i kufirit Gramoz Lala dhe janë larguar të gjithë ata punonjës të cilët nuk paguanin këstet mujore te ky zotëria, pasi kjo është puna që bëhet në Rinas ku kanë mbajtur ata punonjës policie të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe ndajnë pazaret mes tyre, mjafton t’u kontrollohet sistemi dhe dalin të gjithë personat që janë kaluar pa regjistruar fare dhe kur i kthejnë nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa përmendur që sa janë kthyer dhe i mbajnë të fshehtë se paguajnë haraçin”.


Sigal