MZHUT marrëveshje me agjensinë turke, 30 mijë € asistencë teknike

9

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të pajiset me pajisije bashkëkohore dhe do të ketë një dixhitalizim të të gjitha dokumenteve arkivore.  Kjo do të bëhët e mundur, pasi Ministrja Eglantina Gjermeni nënshkroi sot një protokoll bashkëpunimi më drejtorin ekzekutiv për Shqipërinë, të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Birol Cetin. Agjencia Turke ofroi një grant prej 30.000 eurosh asistencë teknike për përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit. “Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re, si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësie të kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjitha projekteve teknike ekzistuese”, u shpreh ministrja Gjermeni. Gjatë nënshkrimit të marrveshjes ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri z Hidayet Bayraktar, i cili u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. “Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie”, u shpreh Hidayet Bayraktar, ambasadori i Turqisë