Myslim PASHAI E Lisen BASHKURTI/ Goditja e shtetit grek ndaj Agimit të Ferrit është guxim i ligjit dhe demokracisë

496
Sigal

 Goditja e  shtetit grek ndaj Agimit tё Ferrit, ёshtё guxim i ligjit dhe Demokracisë

 Prof. Dr. Myslim Pasha

 Informacionet qё vijnё, jo vetёm nё hapёsirёn e Ballkanit Perëndimor pothuajse nё tё gjithё botёn, janё pjesё e shfaqjes sё krizave nё shoqёrinё e sotme greke. Kriza e lindi “Agimin e Artё”, por nё tё njёjtёn kohё, po bёn tё pamundurёn pёr ta mposhtur “vetveten shpërthyese” tё pasioneve, qё gjallojnё nё trupin e krizёs greke. Nё kёtё situatё, shqiptarёt nuk ndjejnё ndonjё ngazёllim spektatorёsh nё shkallёt e Amfiteatrit Ballkanik, ata janё shumё tё kujdesshёm, tolerantё, bile tolerantё tё tepruar, qё kanё përcjellë durim ndaj erupsionit neonazist tё “Agimit”, qё s’mund tё jetё i “artё”veçse fragment i pёrbёrёsve tё ferrit shoqёror. Le ta shohim kёtё pёrballje tё shoqёrisё dhe politikёs greke si njё shenjё se, Demokracia ka shpresё qё tё triumfojё ndaj ekstremit neonazist tё ardhur nё kёto gjeohapёsira.  Arrestimet dhe goditjet duket se janё pёrshёndetur nga tё gjithё qarqet politike dhe shoqёrore nё botё. Por pёr shqiptarёt fqinj, ka mё shumё arsye qё durimin e tyre ta kthejnё nё bashkёjetёsё fqinjore vёllazёrore, larg urrejtjes dhe konflikteve. Bashkёsia e neonazistёve grekё solli nё skenё tё njёjtat fraza urrejtje dhe pёrndjekjeje, qё kanё buruar qyshkuri nё hershmёri midis helenёve dhe ilirёve, qё siç i sjellin tek ne autorёt antikё, ato qenё ndajshtime, me tё cilat etiketoheshin tё epёrmit ( Veriorёt) tё cilёt, sipas tyre, “ishin barbarë” dhe flisnin njё gjuhё tё tyre, qё nuk ishte helene “dhe ish po kёshtu gjuhё barbare”  Neonazistёt i rimorёn dhe i sollёn nё kohёn tonё dhe “targeti” i tyre i parё u bё Shqipёria dhe shqiptarёt, e sidomos shqiptarёt qё punojnё nё Greqi dhe qё kanё çuar aty energjitё mё tё mёdha tё ndёrtimtarisё e tё shёrbimit, sepse tё tilla i patёn kushtet nё vendin e tyre, qё e rrёnoi pёr njё farё kohe anarkia. Ata u vunё nё shёnjestёr dhe u provokuan shumё herё. Dukej sikur ishte vetёm cipa e sipёrme e njё kazani qё ziente brenda tyre. Ata e bёnё flamur pёrpjekjen e tyre raciste, pёr ta kthyer nё njё luftё ndaj Shqipёrisё,  pёr tё pushtuar Vorio- Epirin. Ata kёrkuan me çdo kusht qё tё bёheshin pararoja ideologjike dhe inspiruese pёr këtё “sulm”. Shteti grek  e gjymtyrët e tij heshtёn. Kjo ishte shqetёsuese. Ata fyen Dheun dhe historinё tonё, ata sulmuan figurat tona tё epërme tё historisё, edhe Gjergj Kastriotin, ata pёrdhosёn flamurin dhe sёrish nё krahun tonё sёrish durimi dhe maturia doli nё pah. Ata u futun nё Dheun e shtetit shqiptar, nёn emra tё pelegrinëve, qё vinin tё bёnin homazhe nё “ varre tё tё rёnёve grekё”, duke pёrdorur fjalime tё shenjta,  kinse naziste nё thelb.  Ata erdhёn nё Kakavijё, duke pёrsёritur po tё njёjtёn skenё tё fillimit tё viteve tetёdhjetё, kur shtabet ushtarake greke, tё frymёzuara nga klerikё ortodoksё, zhvillonin stёrvitjet nё taracёn e Postёs sё Kakavijёs, pёr tё treguar se ku janё trojet e tё ashtuquajturit “Vorio Epir”, si njё pёrgatitje pёr sulm.  Ata, pothuajse me dhunё, depёrtuan nё Himarё dhe sulmuan dhe mediat vizive, me akte antishqiptare, gjatë ceremonive përkujtimore në kishë dhe në varreza, në përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën, nga një viktimë, duke kёrkuar tё bёjnё rite nё kishё etj.  Tё gjithё i kemi parё parullat e tyre tё stёrmёdha: “Atje, atje në Përmet do të ngremë flamurin grek”, ose “Vorio -Epiri është Greqi, do të kthehemi sërish ta çlirojmë këtë tokë”.  Kёto, qё i radhitёm sipër, janё shembujt mё tё paktё, sa pёr tё thёnё dhe dёshmuar, se, mё shumё se kushdo tjetёr, nё Greqi kjo lёvizje e Ferrit Grek ishte e drejtuar kundёr Shqipёrisё dhe shqiptarёve. Masat e kёsaj goditjeje tё njё skuadre prokurorёsh tё shtetit grek ndaj “Agimit tё Ferrit”, ёshtё guxim i ligjit dhe demokracisё qё duhet tё pёrshёndetur.

Drejtësia greke ka arrestuar kryetarin dhe deputetë të “Agimit të Artë”, me akuzën e krijimit të një organizate kriminale

Nazizmin ta luftojmë me solidaritet ndërkombëtar

Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Arrestimi i eksponentëve nazistë të “Agimit të Artë” në Greqi është sinjal pozitiv për Greqinë, Rajonin dhe Europën. Ky hap kurajoz është sfidë serioze për shtetin dhe shoqërinë greke. Kjo, sepse në Greqi fashizmi ka një traditë qysh në periudhën midis dy luftërave botërore. Kryeministri Metaxa ishte doktrinar dhe politikan fashist, mik i Musolinit, që pritej e përcillej me nderime në qarqet e Romës së Duçes. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fashizmi grek vijoi të mbetej aktiv në teatrin e luftës. Mbas lufte, sërish strukturat e tij u përfshinë në luftën civile e më pas në coup d’etat të kolonelëve në vitet ‘70. Fashizmi grek ka qenë dhe mbetet i lidhur ngushtë me organizatat terroriste “MAVI” dhe “17 Nëntorit”, ka formuar dhe mban struktura paramilitare aktive që kalojnë mbi 3 mijë trupa si dhe ka arritur të flirtojë brenda sistemit të sigurisë shtetërore greke. “Agimi i Artë” nuk është thjeshtë retorikë fashiste kërcënuese për Greqinë, vendet përreth dhe Europën, por edhe forcë militare që ka kryer akte kriminale dhe terroriste në vend. Politika e “Agimit të Artë” është bazuar te doktrina e Hitlerit. Në planin e brendshëm “Agimi i Artë” është doktrinë pan-helenike, raciste, segregative dhe ksenofobe. Në targetin e luftës së tij janë gjithë emigrantët dhe kushdo tjetër që dallon nga etniciteti, raca, ngjyra dhe feja. Kështu, nazistët grekë shkelin “Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut” të OKB-së si dhe gjithë konventat ndërkombëtare dhe europiane mbi liritë themelore dhe të drejtat e njeriut. Në planin e jashtëm, “Agimi i Artë” është mbajtësi gjallë i shovinizmit, i pretendimeve territoriale Vorio-Epirote kundër Shqipërisë, i ngrirjes së marrëdhënieve me Maqedoninë, i acarimeve permanente me Turqinë dhe i problematikave të nëndheshme me Italinë. Për Shqipërinë dhe shqiptarët “Agimi i Artë” i ka shfaqur pikëpamjet e veprimet e veta në zonat e minoritetit grek në Shqipëri, ka depërtuar haptazi për të ndikuar politikisht në Himarë, ka fryrë urrejtjen ndër-fetare në Përmet dhe ka provokuar mjaft incidente mbi emigrantët shqiptarë në Greqi. Arrestimi i nazistëve të “Agimit të Artë” shpreh funksionimin e shtetit ligjor në Greqi. Mirëpo, ky veprim, për sa kohë, kjo parti është legalisht e pranuar nga Kushtetuta e ligji mbi partitë politike në Greqi, provokon rrezikun e kundërveprimit të tij revanshist. Në politikë ndodh kauzaliteti “action-reaction”. Kjo do thotë që Greqia është përballë një sfide të vështirë, komplekse dhe afatgjate. Nazizmi në Greqi lypet të shkulet nga rrënjët, jo vetëm nga kokat. Metastazat e tij prej dekadash, pleksjet kriminale e terroriste, flirtet me strukturat e sigurisë shtetërore, depërtimet në shtetet fqinjë, kryesisht përmes elementëve të pakicave greke – do të duan shumë përpjekje këmbëngulëse për shtetin dhe shoqërinë greke që të eliminohen. Mjerisht, kriza ekonomike e sociale nuk e favorizon aq shumë shtetin grek. Nazizmi është luftë.