Myslim Murrizi në VOA/ Opozita, lojë të dyfishtë me dorëzimin e mandateve të deputetëve dhe bojkotin e zgjedhjeve locale, më 30 qershor

245

VOA/Myslim Murrizi: Loja e dyfishtë e opozitës me mandatet e deputetëve dhe zgjedhjet lokale

Myslim Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, thotë se sistemi i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura ka qenë vrasja e demokracisë në Shqipëri dhe ka ngritur shkallën e arrogancës dhe të autokracisë si tek opozita ashtu edhe tek kryeministri. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët e ndjejnë veten të përbuzur dhe largohen nga vendi për shkak të politikës së atyre që drejtojnë me metoda autokratike. Sipas tij, listat e hapura kombëtare e minimalizojnë “fuqinë” e individëve të botës së krimit për të qenë deputetë. Zoti Murrizi është ndër deputetët që e ka ngritur me forcë reformimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij është bllokuar për shkak të dëshirës së krerëve të dy partive më të mëdha për të kontrolluar listat e deputetëve, i cili ka kritikuar edhe qëndrimin e opozitës për djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.