Myftaraj: Prokuroria e mbrojti Saimir Tahirin tani!

610
Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se Prokuroria e mbrojti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e sqaruar se pse.

Ndërsa gazetari Arjan Çani thotë se mos arrestimi i tij krijon precedentë dhe gëzim tek të tjerët që nuk do të arrestohen.

Myftaraj: Në çdo moment, ministri është nën “mbulimin” e Gardës. Kur ky ka shkuar në Greqi me këtë makinë (audion), me çfarë e ka shënuar Garda? Prokuroria anashkaloi këtë pjesë duke mos kontrolluar protokollet e Gardës?

Prokuroria nuk i bashkëngjitet kallëzimit në prokurori të Saimir Tahirit në 2015. Minimumi sot ai do të arrestohej për futje të drejtësisë në rrugë të gabuar, dhe kallëzim të rremë. Prokuroria e mbrojti Saimir Tahirin. E mbrojti tani.

Çani: Kush përfitoi nga mos arrestimi i Saimir Tahirit? Unë them të gjithë janë të kënaqur tani sepse nuk do të arrestohen.
Sigal