Muzika e fushatës së PS/ Komentuesi: Do bësh hile për fanelat. Rama: 4 gola Juves, si të bjeri daci 4 herë në kos

442
Kryeministri Rama ka nisur përgatitjet për fushatën zgjedhore, duke treguar se ai nuk lëkundet për t’i shtyrë zgjedhjet.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për kolonën zanore të fushatës së PS-¬së. Ai madje premton edhe çmime për fituesit.

Dhe kjo gjë ka ngjallur padyshim kërshërinë e shumë ndjekësve të kryeministrit nër rrejtin social. Madje të shumta janë komentet ngacmuese, të cilave Rama nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SH IPËRINË QË DUAM 
Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions 

I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit 

Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij 

Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim 

Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time 

Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës ”, shkruan kryeministri Rama.

KOMENTET DHE PERGJIGJET
Komentuesi: E vetjma here qe nuk te besoj per punen e fanellave jo per gje por do besh me hile dhe do ja japesh ndoj tifozi juventin =D Prego per voi mercoledi a Camp Nou

Edi Rama:
Komentuesi: O ED nga konkurimet nuk konkuroj por dua te me dhurosh nje gravat kur te vij ne vere .eshte e mundur re file?

Edi Rama:
Komentuesi:po na mo na, ceshte kjo “zgjidhni muziken e luftes…”??

pak me bute se individe te ndryshem mund ta lexojne ne menyra te ndryshme thirrjen. skemi lufte me asgje dhe me asnje, gjej ndonje llaf tjeter.

Edi Rama:
Komentuesi:ASFALTO RRUGEN BERAT DROBONIK TERPAN REHOVE..

se e kendojm ne kengen per ty..!!

19 fshtra te beratit qe jan pa rrruge . Si ne mesjet..do filloj te kendojn per ty tashti e 100 vjet.. 

Edi Rama:
Komentuesi:Shqiperine qe dua une ( sipas meje)
Shqiperine qe do ti ( sipas teje)
Shqiperine qe do ai( sipas atij)
Shqiperine qe duam ne( Populli Socialist. G.Ruci)
Shqiperine qe doni ju( sipas jush)
Shqiperine qe duan ata (Cadra e lirise.Basha)

Zoti Kryeminister. Folja ne gjuhen shqipe,zgjedhohet ne te gjitha vetat, ne njejes e shumes, Si do t’ja bejme? Ta zgjedhojme vetem ne nje vete? Prishim gjuhen, prishim kombin! Cte bejme?!!! .Partia jote per 45 vjet e zgjedhonte vetem ne dy veta NE( bijte e partise) dhe ATA ( armiqte e popullit) dhe pastaj u varem ne litaret e anijeve dhe deshem te kalonim detin me not.Po ta zgjedhojme ne nje vet , cfare do te ndodh ndryshe nga kur u varem ne litaret e anijeve?!

Edi Rama: Shpati, partia ime eshte Partia Socialiste, ajo partia tjeter eshte ne mendjen tende dhe te takon ty ta shkulesh, ndersa per cka po ndodh e do te ndodhe ndryshe, kush ka sy shikon kush ka veshe degjon kush ka mend gjykon 

Sigal