Murrizi, Xhaçkës: Unë e bllokova Gjallicën, ti shkove në shkollë me lekët e saj

675
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi u përfshi në debat me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë raportimit të kësaj të fundit mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.
Murrizi i tërhoqi vëmendjen Ministres të mos sillet me deputetët sikur i ka vartës të saj si dhe të mos ngatërrojë Komisionin me zyrat e Gjallicës.
Nga ana e saj Ministrja Xhaçka i tha deputetit se goditjet nën brez nuk impresionojnë askënd, teksa e përgëzoi për kryerjen me sukses të detyrës si emisar politik.

Murrizi: Është hera e dytë që vini në komision, merreni si të doni. Po ngatërroni komisionin me zyrat e Gjallicës. Më duket se me lekët e Gjallicës ke vajtur në shkollë. Mos e ngatërro këtë komision me zyrat e Gjallicës dhe mos na fol me ne sikur jemi vartësit tuaj që ndërtojmë ura me litar në Dërmenas. Merre me qetësi. Këtu jemi në zyrat e komisionit të Sigurisë dhe jo të Gjallicës. Kam certifikatë sigurie dhe kam pasur kurajo ti drejtohem Autoritetit të Dosjesve për të marrë vërtetimin për pastërtinë e figurës. Më ke thënë tre herë për spiun. Bëhet fjalë për një drekë që ka ngrënë me atasheun rus ky Meçollari apo ka …?Po të pyes ty se ti di më shumë. Me të thënë të drejtën këtë pjesën e spiunëve e kam shumë qejf.

Xhaçka: Dukesh ti dukesh.

Murrizi: Dukem unë dukem. Sa dosje kam unë do të habitesh ti, po gërmove më shumë mos dal në shtëpi tate. Po pate seancë tjetër dëgjimore mund të gjejmë ndonjë familjar tatin po rri rehat.

Xhaçka: Goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit nuk impresionojnë më askënd. Mesa duket keni mbetur nostalgjik i kohës. E bete shume mire emisarin politik.
Sigal