MUNGESA E FINANCAVE, FUT NË KOLAPS SHËNDETËSINË

436
Sigal

 Kolaps financiar për qeverinë, Bllokohet sistemi digjital i Fondit të Sigurimeve, të sëmurët mbeten pa ilaçe

Dje u bllokua sistemi digjital i Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor dhe pacientët nuk mund të merrnin dot ilaçet. Bllokimi i rimbursimit të ilaçeve ka të bëjë me kolapsin financiar të Fondiot Shëndetësor, i cili mundet të ketë mbetur pa fonde. Dje u ndalua çdo veprim me recetat e rimbursuara, për shkak të bllokimit të sistemit të tij digjital. Pra asnjë qytetar nuk mund të marrë medikamente të rimbursuara nga Fondi, i cili kështu nuk paguan. Kjo gjë i krijon një çrregullim të madh pacientëve, edhe për faktin, sepse ata që janë në ditën e shtatë të marrjes së recetës, sot ata duhet të drejtohen përsëri te mjeku i familjes. Po kështu ky Fond nuk ka shlyer akoma borxhet e prapambetura të vitit të kaluar te një pjesë e madhe te farmacive. Sipas informacioneve që kemi, deficiti financiar i Fondit ndërkaq ka arritur në rreth 30 M $. Më 2005 Qeveria Berisha e gjeti atë Fond në deficit 10M $, shumë të cilën e injektoi menjëherë nga buxheti. Sot situata është shumë herë më e rëndë. Normalisht secili do të mendonte se bllokimi i pagesave nga Fondi, si po ndodh sot, lidhet me një kolaps të pritshëm të tij! Ndërkaq nuk jepet asnjë sqarim, veçse ish drejtoresha e e këtij Fondit u emërua Ministre e Financave!!