Muharrem Meko: PS humbi në 21 qershor, se u shthurr si parti. Meta i vlerëson njerëzit

435
Pas certifikimit të rezultateve të 21 qershorit 2015 nga KQZ, del se PS ka humbur 15 % elektorat, në krahasim me zgjedhjet e 2013, ose 311.321 vota më pak. Ndërkohë që në PS ka më shumë se 2 vjet që nuk po bëhen zgjedhje, sipas statutit, aq sa kryetarit të PS i ka skaduar mandati para 2 vjetësh. E megjithatë, analiza e zgjedhjeve në PS do të bëhet pas shtatorit, siç u vendos në Asamblenë Kombëtare të PS, si edhe do të fillojë edhe procesi i zgjedhjeve. Në intervistën e botuar dje në gazetën “Telegraf”, Prof. Dr. Ethem Ruka, i cili ka qënë deputet në 7 legjislatura, si edhe ministër në shumë ministri në qeveritë e PS, pohoi se kjo firo votash erdhi si reagim i elektoratit nga reformat e dhimbshme, por të domosdoshme për të nxjerrë qeverisjen nga rrumpalla.

 Ky është një mendim i nderuar dhe i respektuar i shprehur nga një socialist, i cili ka kontribuar aktivisht në PS, si deputet, por edhe si ministër. Mirëpo, socialistët e thjeshtë, kanë shprehur mendime të tjera për shkaqet e firos së votave të PS në 21 qershor 2015, duke e vënë gishtin te plaga. Muharrem Meko, një drejtues i PS në bazë, shprehet se shkaku i humbjes së elektoratit nuk ajnë reformat e dhimbshme të qeverisë, pasi të Majtët, janë më ligjdashësit e shoqërisë, por sepse PS, si parti është shthurur në ndëkohën e qeverisjes, aq sa socialistët e thjeshtë që kanë kontribouar me vota, nuk janë në qëndër të vëmnedjes së qeverisjes, nuk u vlerësuan, dhe se në administratë u punësuan njerëz pa merita profesionale, por edhe pa kontriboute në PS. Dhe në të kundërtën e udhëheqjes së PS, Meko shkruan se “Ilir Meta,i vlerëson njerëzit e vet…LSI, i sistemon të gjithë militantët e saj!”. Një tjetër socialiste, Elida Mata shprehet se nga PS kanë humbur çdo gjë, nga shpresat që kishin. 
Ballafaqimi
Prof. Dr. Ethem Ruka për gazetën “Telegraf”: Reformat e dhimbshme, por të domosdoshme për ta nxjerrë qeverisjen nga modeli rrumpallës, që fali energjinë elektrike dhe lejon masakrën urbane për të blerë vota, që anashkalon detyrimet fiskale për të njëjtin motiv, e sa e sa arsye të tjera nuk ka si të mos ndikojnë në rezultatin e një force politike në dy vitet e para të qeverisjes së saj.

Muharrem Meko: Përshëndetje Profesor Ruka ! Si gjithnjë shumë i kujdesshëm dhe i menduar thellë, në ato që thoni, aq më tepër ,në një stil për të pasur zili, si një intelektual e partiak i dorës së parë. Nuk jam dakord ,vetëm në një pikë dhe konkretisht; Mendoj se shkaku i i gjithë asaj “firoje”, nuk janë ” reformat “, pasi mbështetësit tanë, përgjithësisht janë ajo pjesë, që nuk preket, as nga ” rrumplla ” e trashëguara në pagesat e energjisë, e as në prishjen e ndërtimeve pa leje. Të majtët janë pjesa më e organizuar dhe më ligjdashësja e shoqërisë! Ka vetëm një arsye, mendoj unë, që duhet vlerësuar drejtë, e duhet riparuar sa më parë. Lënia jashtë vëmendjes e PS-së, shthurja e strukturave të, saj! Ç’ka ka prodhuar si pasojë: emërime drejtuesish institucionesh, pa asnjë kontribut, a lidhje shpirtërore me masën e socialistëve të thjeshtë. Këta të fundit, e kanë gjetur më të udhës të bashkëjetojnë me “aparatin e vjetër ” shtetëror, se sa të afrojnë ata që sakrifikuan 8 vjetë …Ky është thelbi i zhgenjimit, të atyre 310 mijë të majtëve e jo, arsyet e stisura mediatikisht, mendoj unë, i nderuar Profesor! Përndryshe, s’kishin përse t’i drejtohen LSI, një parti kjo, në një farë mënyre, po kaq përgjegjëse e me koston respektive, si parti bashkëqeverisëse…Ndaj, kjo “firo “, sëpari i dukshëm, i asaj gjendjeje jo fort të këndshme në gjirin e PS, duhet vlerësuar thellë e me ekspertizën e duhur, për më tepër, që tashmë, është krijuar gati-gati një opinion solid, sipas të cilit, Ilir Meta,i vlerëson njerëzit e vet…LSI, i sistemon të gjithë militantët e saj!

Elida Mata: Nga PS kemi humbur çdo gjë që shpresuam 
Kur do të ndodhe Prof. Ethemi, se për deri tani na ka humbur çdo gjë që shpresuam te PS?
Sigal