Muhameti padit KQZ e PD: Më ktheni në garë për Këlcyrën

409
TIRANE – Ish-kandidati i Partisë Demokratike në Këlcyrë Gentian Muhameti, i cili u çregjistrua nga gara me kërkesë të forcës së tij politike padit në gjykatë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Partinë Demokratike.
Ai kërkon shfuqizim te vendimit të dhënë nga KQZ dhe rikthim në garën për postin e kreut të kësaj njësive vendore në zgjedhjet e 21 qershorit. Sot në orën 15:00 Kolegji Zgjedhor shqyrton kerkesen e Muhametit.
Partia Demokratike vendosi të tërheq kandidaturën e Gentian Muhametit në kuadër të procesit të dekriminalizimit pasi burime pranë PD pohuan së ai ka një dosje të hapur në Itali.
Nga marrja e vendimit të KQZ-së, Partia Demokratike në Këlçyrë mbështeti kandidatin e pavarur Bujar Fezga. 
Sigal