Motivi i Ramës, për shkarkimin e Manjanit: Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes…”

450
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se ka firmosur dhe ka shpallur publikisht vendimin e tij zyrtrar për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Zotit Ylli Manjani, përfaqësues i LSI në kabinetin qeveritar, si pjesë e koalicionit PS-LSI! Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Vendin e tij do ta marrë Petrit Vasili. Burime nga brenda kryeministrisë, kanë bërë me dije, motivin e shkarkimit të ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin. Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
Sigal