Moszbatimi i ligjit të heqjes së TVSH-së për mekanikën bujqësore, Edmond Panariti: Një tallje e madhe për fermerët!

471
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar mbi moszbatimin e ligjit të heqjes së TVSH-së për mekanikën bujqësore.

Në një postim në Facebook, Panariti shkruan se kjo është një tallje e madhe për fermerët dhe se Ministria e Financave nuk njeh autoritetin e Kuvendit, por diskriminon fermerët duke vazhduar t’i ngarkojë ata me barrë shtypëse taksash.

Ja postimi i plotë i Panaritit:

Një tallje e madhe për fermerët! Nuk zbatohet ligji i heqjes së TVSH -së për mekanikën bujqësore! Pra nuk zbatohet vullneti dhe vendimmarrja e Kuvendit të Shqiptarëve. Ministria e Financave nuk njeh autoritetin e Kuvendit dhe diskriminon fermerët duke vazhduar ti ngarkojë ata me barrë shtypëse taksash. Më të lartat në rajon! Kësaj i thonë, i zoti e jep tellalli nuk e jep! Po të llogaritim se mekanika bujqësore punon me naftën më të shtrenjtë në Evropë, shtoji dhe këtë zgjedhë tatimore, atëherë dhe falimenti i Bujqësisë është i garantuar! Turp!