Mosbindja civile, procedohen penalisht 23 persona për bllokimin e rrugës në Milot

668
Pak ditë më para opozita mbajti një protestë duke bllokuar 4 akset kryesore në vend, Vorën, Bradasheshin, Milotin dhe Çermën.

Po atë ditë në mbrëmje policia nisi procedimin penal për organizatorët pasi u quajt një tubim i paligjshëm dhe që nuk ishte marrë lejë në instancat përkatëse.
Në lidhje me këtë rast u proceduan drejtuesit e opozitës nga Monika Kryemadhi tek Lulzim Basha.
Po sot policia e Kurbinit ka nisur procedim penal për 23 pjesëmmarrës në tubimin e Milotit.
Për ta rëndojnë akuzat e “Organizim dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishjen e qetësisë publike”.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët.
Konkretisht për shtetasit : F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër.
Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma.
Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.
Sigal