Mos të vendosen më flamuj partiakë në shtylla dhe të depolitizohen komisionet zgjedhore, thotë Balla

449
Sigal

Taulant Balla, Deputeti i Partisë Socialiste në
seancën plenare gjatë fjalës së tij ka thënë se duhet të depolitizohen  komisionet zgjedhore dhe të bëhet transparencë
me financimin e fushatave, pasi sipas tij shpenzimet e deklaruara ne fushata
janë larg dhe nuk përputhen ne krahasim me të ardhurat. Gjithashtu Balla kërkoi
t’i jepet fund fushatave zgjedhore që mbushin me flamuj partiak qytetet.

“Duhet të depolitizohen komisionet zgjedhore. Po
kërkoj nga PD të thotë në cilin qark do votim elektrik. Ikni mbylluni në shtëpi
pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Vettingun. Vettingu do bëhet doni apo
s’doni ju. Ne Jemi të gatshëm të depolitizojmë komisionet zgjedhore si dhe për
transparencë në financimin e fushatave zgjedhore. Kemi sjellë një draft prej
nëntorit, ndërsa ju merreni me çështje të vogla. Me draftin duam t’i japim fund
qyteteve të Shqipërisë që mbushen me flamuj të partisë të vendosura në mure e
shtylla. Duam t’i heqim të gjitha posterat partiakë, të cilat do vendosen me
madhësi të përcaktuar dhe në vende të përcaktuara si në gjithë vendet e botës.
Ato çakmakët dhe stilolapsat me logot e partisë nuk duhet të ekzistojnë.
Shpenzimet e deklaruara në fushata janë shumë larg në krahasim me të ardhurat”-
tha Balla.

Ndër të tjera Balla shtoi se: “E keni detyrim ligjor
që të depozitoni në statusit e partisë programin e partisë. Jemi të gatshëm me
PD dhe me partitë e tjera në Kuvendin e Shqipërisë që t’i miratojmë të gjitha.
Unë e di që brenda jush ka dy rryma. Një që të bojkotojë zgjedhjet dhe një të
vazhdojë. Hiqni dorë nga bllokimi që i bëni reformës zgjedhore. Jemi të gatshëm
që të bëjmë transparencën.”.