Mos prano PDIU në qeveri, që ne të njohim Kosovën dhe të rishikojmë kufijtë detarë

458
Dje, kur Greqia është një hap jashtë Eurozonës, dhe më pranë se kurdoherë falimentimit të 7-të në historinë e saj, gazeta greke “Kathimerini” në një reportazh politik të gazetarit Sotiris Sidheris, me titullin “ Një mundësi e re për dialog me Tiranën” zbardh 7 propozimet e qeverisë greke që ka shtruar në tavolinën e bisedimeve me Shqipërinë, për të zgjidhur njëherë e mirë problemet midis Shqipërisë dhe Greqisë, por me një kusht të vetëm: Që të mos pranojë në asnjë mënyrë bashkëpunim dhe të futë në qeveri PDIU dhe si shpërblim, Greqia do të njohë edhe Kosovën, dhe do të pranojë që të rishikohet edhe marrëveshja detare, pa qënë nevoja që kjo çështje të shkojë në Gjykatën e Hagës. 
Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen në Tiranë në mesin e korrikut
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxhias, do të vizitojë Tiranën më mesin e muajit korrik, dhe ka shumë mundësi, që të vizitojë edhe Kosovën, ku gazeta greke, lë të kuptojë që vajtja e ministrit të Jashtëm grek në Prishtinë, varet nga marrëveshja që do të arrihet ndërmjet palëve në Tiranë. Sipas gazetës greke, kjo vizitë e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, është një mundësi e dytë, në përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas gazetës greke, Shqipëria vendos kushte, kërkon diskutim nga pika zero për kufijtë detarë, mohon vazhdimisht të Drejtat e Minoritetit grek, në të njëjtën kohë, që mbështet këto të drejta të shqiptarëve në Maqedoni. Madje, gazetari grek, duke u mbështetur në informacionet e diplomacisë greke, shkruan se Rama nuk e shikon të rëndësishme mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi më parë ka diskutuar me vende të tjera, sikurse me Gjermaninë, për të siguruan mbështetjen e tyre. Ndaj Athina ka përgatitur një paketë me propozime ndaj Tiranës. Mirëpo, gazeta greke, duke pohuar se ka informacione të sigurta, që qeveria greke I ka dërguar edhe Tiranës propozimet e saj, e cilëson “gënjeshtër” deklaratat e kryeministrit Rama, I cili më parë ka pohuar, që nuk ekzistojnë propozime të palës greke.Dhe vazhdon gazeta greke, është Rama që I hodhi në erë, ecurinë e deritanishme të dialogut, me deklaratat se Shqipëria nuk e njeh fare marrëveshjen detare dhe kërkon që ajo të diskutohet duke filluar nga pika zero. 
7 propozimet e Athnës për Shqipërinë
Gazeta më e madhe greke, “Kathimerini” ka bërë publike sot faktin se Greqia i ka vënë në tryezë Shqipërisë 7 alternativa diskutimi. Këto 7 pika mësohet se janë duke u diskutuar prej disa muajsh mes dy qeverive dhe më kryesorja duket se është një marrëveshje për detin, heqja e ligjit të luftës, njohja e mundshme e Kosovës nga Athina, si dhe mos bërja e aleancave me partinë çame PDIU. Diskutimet për këto pika do të bëhen në Tiranë në pjesën e dytë të muajit korrik, kur Tiranën do ta vizitojë ministri i Jashtëm greq, Nikos Koxhia.
7 propozimet greke për Tiranën:
1.Një korrigjim teknik në hartës e detit të marrëveshjes 2009, pasi qeveria greke nuk ka pranuar ose nuk do të pranojë rinegocim, por duke shtuar korrigjimet teknike kur është e nevojshme dhe për t’i dhënë fund kësaj çështjeje në mënyrë të përhershme.
2. Heqja e gjendjes së luftës me Shqipërinë që është miratuar nga qeveria greke në vitin 1987, por që ishte refuzuar të nënshkruhej nga Presidenti i asaj kohe, Kristos Sarxetaqis.
3. Respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke, të cilat kurrë nuk u respektuan. 
4. Ndërtimi i tri varrezave të tjera të ushtarëve grekë, të vrarë në Shqipëri gjatë luftës së 1940, sepse deri tani është ndërtuar vetëm 1. 
5. Angazhimi se partitë shqiptare në pushtet nuk do të bashkëpunojnë me partinë e çamëve. Kohët e fundit Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me PDIU-në duke sjellë një reagim të fortë nga Athiname zgjedhjen e Shpëtim Idrizit nënkryetar i Kuvendit. 
6. Mbështetja e Greqisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
7. Njohja e mundshme e Kosovës nga Athina. 
Mbetet të shikojmë reagimin e qeverisë dhe të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, në lidhje me këto 7 propozime, të cilat deri tani janë mbajtur në sirtar dhe nuk ka asnjë publikim. Para 2 ditësh, kryetari I PDIU Shpëtim Idrizi deklaroi se PDIU, duke u mbështetur në rezultatet e arritura në zgjedhjet e 21 qershorit, duhet që të përfaqësohet edhe në qeverisje, në nivel ministror. Të shikojmë nëse kryeminstri Ram do ta shpërblejë kontributin e PDIU në zgjedhje me post ministror, apo do të pranojë kushtin e qeverisë greke. 
Sigal