Mos i helmo fëmijët!

529
Sigal

Marshimi i heshtur i të rinjve në Tiranë kundër përdorimit të gazit lotsjellës nga policia

Petraq Barjami

Policia e Shtetit përdori gjatë protestës së 16 marsit, sërish gazra helmues, edhe pse nuk pati dhunë, edhe pse protestuesit ishin paqësorë. Qëllimi I përdorimit të gazrave helmues nga Policia dhe Grada e Republikës ishte që të shpërndante protestuesit, madje u përdorën sasi të mëdha gazrash helmues dhe ujë, pa marrë parasysh se midis protestuesve kishte edhe shumë fëmijë.

Fotua: Vajza e vogël mbulon fytyrën, të mbrohet nga gazi helmues

Vajza e vogël, e goditur pardje në protestë me gaz lotsjellës, është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes mizore dhe kriminale të policisë me qytetarët.

Protesta e djeshme

Edhe pse dje në Tiranë u festua zyrtarisht Dita e Verës, rrugët e Tiranës u mbushën me protestues. të rritur dhe fëmijë, të cilët në një marshim të heshtur. Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin “Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”. Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare. Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.

Të rinjtë protestë në Tiranë: Rama ik!

Dje, të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë dalë në një protestë kundër Edi Ramës, ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Rama ik!” Me maska në kokë dhe të kapur dorë për dore ata kanë protestuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe më pas janë stacionuar përballë Ministrisë së Brendshme, si institucioni përgjegjës për hedhjen e gazit ndaj qytetarëve.

Ish-deputeti i PD publikon SMS-të, ja si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festime

Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka publikuar disa mesazhe që sipas tij u janë dërguar mësuesve dhe nxënësve të Tiranës, të cilët kanë detyrim të marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës të organizuara dje në kryeqytet. Ish deputeti Boçi shkruan: “Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar. Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto.

Qëllohet me bojë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë qëlluar me bojë kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj. Ky i fundit është qëlluar me bojë teksa po futej në Bashki. 2 të rinj janë shoqëruar nga policia lidhur me ngjarjen.